Xheva Salihaj
Bijtë E Mi
Kushtuar zonjës nënëmadhe Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, e cila gjatë luftës korbzinjtë ia rrëmbyen burrin dhe katër djemtë e saj, në vitin 1999
O bijtë e mi,
kaluan dy dekada,
nuk u pashë me sy.
Sytë më janë verbuar
veçse njëherë të iu shihja
Më ikët pa lamtumirë
Bashkë me të mirin baba.
Shtëpia më është bërë muze.
Kam radhitur Fotografitë tuaja,
gjithandej horizonteve të dhomave,
shkoj lart e poshtë, hijet e juaja
më sodisin nga mbrapa, dhe me zë,
nuk u dëgjoj, në fyt fjala mbetet.
Më bëhet sikur dëgjoj zëra - Nënë,
unë tani jam plakur shumë.
Rrudhat mbuluar fytyrën kanë
Me thinja më është mbushur koka
Nuk di, se si dhimbjen time,
toka e duruaka.
Në vetmi i kaloj ditë-netët,
sikur do i pyesnit sytë e mi,
a kanë gjumë në sy? – Jo.
Herë shikoj përreth dritareve
herë portës së madhe të oborrit.
Me shpresë se do të më vini
në përqafim, Ju katër djemtë e mi.
Vizitat nuk më mungojnë,
Pyesin të gjithë për ju,
vazhdoj të iu rrëfehem
secilit një për një.
Po bijtë e mi, nuk po kam ZË
më është shteruar pa Ju.
Kur dal, e i përcjell te dera,
shpirti më digjet flakë.
Kthehem e vetme e mjera,
oh, si ta shtyej edhe këtë natë,
e them në vetvete!
Biri im, ende po i ruaj lodrat e tua,
nga vërshimet shtëpia m’u mbush me ujë.
Por lodrat e tua i mbështolla
me qeska najloni, uji mos t’i rrëmbejë
Që kur të kthehesh një ditë
Aty do i gjesh, aty po t’i ruaj si relikte.
kaluan dy dekada,
nuk u pashë me sy.
Sytë më janë verbuar
veçse njëherë të iu shihja
Më ikët pa lamtumirë
Bashkë me të mirin baba.
Shtëpia më është bërë muze.
Kam radhitur Fotografitë tuaja,
gjithandej horizonteve të dhomave,
shkoj lart e poshtë, hijet e juaja
më sodisin nga mbrapa, dhe me zë,
nuk u dëgjoj, në fyt fjala mbetet.
Më bëhet sikur dëgjoj zëra - Nënë,
unë tani jam plakur shumë.
Rrudhat mbuluar fytyrën kanë
Me thinja më është mbushur koka
Nuk di, se si dhimbjen time,
toka e duruaka.
Në vetmi i kaloj ditë-netët,
sikur do i pyesnit sytë e mi,
a kanë gjumë në sy? – Jo.
Herë shikoj përreth dritareve
herë portës së madhe të oborrit.
Me shpresë se do të më vini
në përqafim, Ju katër djemtë e mi.
Vizitat nuk më mungojnë,
Pyesin të gjithë për ju,
vazhdoj të iu rrëfehem
secilit një për një.
Po bijtë e mi, nuk po kam ZË
më është shteruar pa Ju.
Kur dal, e i përcjell te dera,
shpirti më digjet flakë.
Kthehem e vetme e mjera,
oh, si ta shtyej edhe këtë natë,
e them në vetvete!
Biri im, ende po i ruaj lodrat e tua,
nga vërshimet shtëpia m’u mbush me ujë.
Por lodrat e tua i mbështolla
me qeska najloni, uji mos t’i rrëmbejë
Që kur të kthehesh një ditë
Aty do i gjesh, aty po t’i ruaj si relikte.
Althofen, Janar 2021
Komente 0