>
LETERSISHQIP

Kur Vritet Një Nënë!

Kur vritet një nënë,
një grua një vajzë,
Qyqeja del në skenë,
Korbi orkestron këngën
në krrokamë!

Kur vritet një nënë
zogjtë e malit
fluturimin ndalojnë,
Guri e shkëmbi në mal
nga dhimbje e rëndë
lotojnë!

Kur vritet një nënë
dita bëhet tmerr,
zemrat e fëmijëve
t’kurren nga trishtimi,
lulet humbin freskinë
e behari harron se ka pranverë!