Agim Shehu
Mësimi I Parë I Abetares
Mësuesit të paharruar Ahmet Idrizi, pushkatuar nga komunistët
"A…a…" më thoshte mësuesi te koka
dhe vinte gishtin në "a" – në e abetares.
Rrapi në obor tundte degët e holla
që e shkruanin në qelq të dritares.
"a" e vogël e shtypit shkruhet shkoqur!…
"a"-ja e mësuesit më shihte në sy një orë.
(Mbrëmë unë mbaja një folé zogu
si "a" të vogël në dorë).
Më dridhej dora mbi "a"-në e vogël
e pa dashur, e shtrembëroja me penë…
Përjashta cicërinin zogjtë çamarokë
se dje u prisha folenë.
"A" e madhe e shtypit, e thjeshtë fare –
dy vija që puqen, dhe një vizë brënda…!
Zogjtë hapnin sqepin si "A" e madhe
dhe në folé prisnin bukë nga nëna.
Një zog m’u afrua te dritarja karshi,
më njohu, e këndoi dy tri herë mbi shkollë.
Unë shkrova në fletore si me sqep të tij
"A"-në e madhe, të bukur, të hollë…
Dorën e vogël, mësuesi në klasë,
folé zogu ma mbante në dorën e vet…
Ngjita këmbët e vogla te këmba e "A"-së,
dhe u nisa në jetë…

Komente 0