Alban Tartari
Dy
Jemi dy poezi
të lajthitura dashurie
dy lumenj inatçinj
në vjeshtë
dy Drina pa bashkim
dy shkëmbinj
të zinj
në malin që hesht
ne jemi dy humbje
dy pendime
kokëplasur pas murit
dy romantikë
që dhanë shpirt në vegime
dy ëndrra që prehen
diku
nën vellon e pluhurit
ne të dy
të verbër me sy
të lajthitura dashurie
dy lumenj inatçinj
në vjeshtë
dy Drina pa bashkim
dy shkëmbinj
të zinj
në malin që hesht
ne jemi dy humbje
dy pendime
kokëplasur pas murit
dy romantikë
që dhanë shpirt në vegime
dy ëndrra që prehen
diku
nën vellon e pluhurit
ne të dy
të verbër me sy
Komente 0