Alban Tartari
Jeta Ferr-Parajsë
Vëgime ferrnore
Si gjellë gatuar bota: parajsë e ferr!
O Zot, nga muajt është janar a gusht?
Ç'është
Ky zjarr që pak nga pak shpirtin na nxjerr,
Ky akull që shpirtrat na mbush...
Dhe flaka dhe plaga zemrën merr.
Pranë e pranë në botë ferri, parajsa,
Ditë-nata ngjyrosur prej dritë-hijesh,
Gjymtyrët tona si dru të trasha,
Koha që kot dogjëm: zjarrit ja shpie...
Digjemi! Porsi Rom' e Neronit në kohët e lashta.
Falna Zot!
Qajmë e lutemi me zë prej fëmije.
Dhe Dreqi qesh me ne nga përjashta...
O Zot, nga muajt është janar a gusht?
Ç'është
Ky zjarr që pak nga pak shpirtin na nxjerr,
Ky akull që shpirtrat na mbush...
Dhe flaka dhe plaga zemrën merr.
Pranë e pranë në botë ferri, parajsa,
Ditë-nata ngjyrosur prej dritë-hijesh,
Gjymtyrët tona si dru të trasha,
Koha që kot dogjëm: zjarrit ja shpie...
Digjemi! Porsi Rom' e Neronit në kohët e lashta.
Falna Zot!
Qajmë e lutemi me zë prej fëmije.
Dhe Dreqi qesh me ne nga përjashta...
Komente 0