>
LETERSISHQIP
Alban Tartari

Ikja

Çdo gjë
gatuhet me një fjalë
nga një fjale
hidhërohet e myket çdo gjë.

Veçse në fund na duhen
dy dëshmitarë
për të na ndarë.

Le të marrim renë
pa nën hundë le të qajë
dhe hënën fytyrëverdhë,

Nata gjykuese
këtu
të na ndajë.

Gruaja ikën,
mes ikjes së pakuptimtë,
si një poezi
surrealiste franceze.

Me dashurinë time
hedhur si çantë në sup,
Unë s'do pres ngushëllime
do hesht, penduar si dervish a murg.
do buças përbrenda
si lumenjtë në shkurt.

Ikja jote,
është humbje...humbje,
s’është as nder as turp!