>
LETERSISHQIP
Alban Tartari

Dil Nga Shirat

pelerinën e zezë
e të lagët
ndeje tutje te thahet
aty, mbi te lagëtin qytet
kalin lëshoje te ike
dëshira për largësi
te qenka mbytur në det!
hej!
qenke rrokullisur nga rrëpirat...
a s’të thashë?
kështu është gënjeshtarja jetë
mjaft u ende nën stuhi mërzish,
(se stuhi mërzish përherë do ketë)
ndaj eja...
mos i lag
mos i kalb nën shi dëshirat,
flokëlagur
eja, dil nga shirat
Ankara, Maj 2001