Alban Tartari
Të Pesëve
Nisu Trim,
çapit drejt agut të përgjakur
atje plumbat
shkruajnë germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i riu - si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
përpara ke jetën...ke vdekjen.
Nisu Trim,
drejt lavdisë së heshtur
drejt të ëmblit - hidhërakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armët rënkojnë shqip
ku buzët vjellin hekur
nisu Trim
se nata këmbën e theu.
Nisu Trim!
shti një pushkë edhe për mua,
mëlçinë e natës
copëtoje me majë të bajonetës,
flake vdekjen nga supet tanë
fëmijët
jetimët
në sytë e tu të lexojnë
himnet e jetës.
Nisu Trim!
buzëtharë... se shterën burimet
se u dogj u bë shkrumb
gruri në arë
se nënat, nënat
nuk flenë gjithë natën nga rënkimet
për djemtë e tyre të vrarë.
Nisu Trim
ti je i fundit,
se unë,
nuk kam për të të qarë.
Shko Trimi im!
Të qoftë udha e mbarë...
çapit drejt agut të përgjakur
atje plumbat
shkruajnë germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i riu - si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
përpara ke jetën...ke vdekjen.
Nisu Trim,
drejt lavdisë së heshtur
drejt të ëmblit - hidhërakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armët rënkojnë shqip
ku buzët vjellin hekur
nisu Trim
se nata këmbën e theu.
Nisu Trim!
shti një pushkë edhe për mua,
mëlçinë e natës
copëtoje me majë të bajonetës,
flake vdekjen nga supet tanë
fëmijët
jetimët
në sytë e tu të lexojnë
himnet e jetës.
Nisu Trim!
buzëtharë... se shterën burimet
se u dogj u bë shkrumb
gruri në arë
se nënat, nënat
nuk flenë gjithë natën nga rënkimet
për djemtë e tyre të vrarë.
Nisu Trim
ti je i fundit,
se unë,
nuk kam për të të qarë.
Shko Trimi im!
Të qoftë udha e mbarë...
Ankara, 10.08.2001
Komente 0