>
LETERSISHQIP

Ndal Kohës!

Ndale kohën!
trokun e kalit të tërbuar
që rend drejt horizontit të thinjur
ditët që shkojnë në gijotinën e natës
si sheqeri - zeheri në kafen e hidhur
si zemra e një trimi
majë shpatës.
ndale kohën!
kalorës i helmuar nga akrepat
e orës
ngrije kokën
ballin e dirsur fshije
me kurrizin e dorës.
Ndale kohën!
trokun e kuajve të thinjur
vdekjes, kafet nuk iu ftohen,
jeta vetë është një kafe e hidhur,

ej kalorës,
ndale kohën!
Tetor 2001