>
LETERSISHQIP
Alban Tartari

Pritja

sipas Gijom Apolinerit

Dhe e theva këtë degë dafine,
për ta vënë mbi varrin
e dashurisë që po vdes.
Do ikësh,
mes pluhurit të ndonjë makine,
e unë, si gur varri,
këtu do të pres.

Dhe do humbasësh tutje mes hijeve,
mes pritjeve të mia,
grusht i pendimit,
do bëhesh një yll i vogël mes yjeve,
do tretesh, si lot mes trishtimit.


Se unë e theva atë degë dafine,
që të nderoj dashurinë
që po vdes.
Ti ike,
fshehur mbas xhamit të një makine,
e unë,
si lot halli këtu do të pres.