Alban Tartari
Përgjumësh
Gjumi m’i mbyll
qepenat e syve
s'do të shes më shikime.
Dashurinë
me të lirë
nga bebëzat e mia s'do ta blesh.
Kujtimi yt
endacak
humb hartave të trurit tim.
Unë fle si muri.
Ti ftohesh
në një cepin tim
si mes dimrit guri.
Dhe me turbullon ëndrrat
e kthjellëta,
brigjet m’i mbulon pluhuri.
Nga ëndrrat
preras të përzë.
Të zboj,
ah, vetveten gënjej.
I lemerisur
zhytem prapë ëndrrave
të kërkoj.
Më...s'të gjej...
qepenat e syve
s'do të shes më shikime.
Dashurinë
me të lirë
nga bebëzat e mia s'do ta blesh.
Kujtimi yt
endacak
humb hartave të trurit tim.
Unë fle si muri.
Ti ftohesh
në një cepin tim
si mes dimrit guri.
Dhe me turbullon ëndrrat
e kthjellëta,
brigjet m’i mbulon pluhuri.
Nga ëndrrat
preras të përzë.
Të zboj,
ah, vetveten gënjej.
I lemerisur
zhytem prapë ëndrrave
të kërkoj.
Më...s'të gjej...
Maj 2001
Komente 0