>
LETERSISHQIP
Alban Tartari

I Thelli, Sa Joni

Petro Markos
Mësomë të dashuroj,
O i thelli sa Joni!
Larg dheut dhe prehrit të nënës,
Mësomë të jetoj!
Në këtë botë plot xhelozi Andaluzie,
Ku shpirti ka vdekur prej kohësh,
Çdo tren i lodhur mesnate
tek ti më shpie,
Që zemrën të ma ngrohësh.

Mësomë të triumfoj
O i bukuri si Joni!
Trumcak fillikat jam, pa fjalën e tim Eti!
Tregomë udhën për në Atdhe
Të kthehem nga kjo Ustikë
që më treti.
Mësomë sërish shqip të flas,
O dallgëmadhi si Joni,
Që përherë më pret e përcjell buzagaz.
Mësomë si ti të dashuroj,
E pastaj kurrë mos të të harroj.
Ankara, 21.07.2002