>
LETERSISHQIP
Alban Tartari

Mëngjes Në Stamboll

Sot në mëngjes
si çdo mëngjes
në Stamboll, u mërzita.
gjithë anijet janë nisur,
dritat janë fikur:
avionët
ty të kanë marrë me vete
dhe natën hajdutçe kanë ikur.

Sot në mëngjes,
si çdo mëngjes,
në Stamboll u mërzita -
për zemrën që ti ma ke grabitur,
dhe mallkova gjithë anijet, autobuzët,
avionët dhe ata që i kanë shpikur.

Sot në mëngjes,
si çdo mëngjes,
në stamboll u mërzita
ty duke të pritur.
Se anijet
të kanë marrë me vete
dhe në mesnatë hajdutçe
kanë ikur.
Kadikoj, Stamboll 1999