Alban Tartari
Vdekja E Poezive
Grisi gjithë
fletët e zverdhura,
ku janë shkruar poezitë
e mia.
Ato janë të mërzitshme
si plehrat e hedhura...
e s`marrin vesh asgjë
nga dashuria.
Copëtoi pra
gjithë fletoret e vjetra,
që nga koha, kapaku u është
rrjepur,
laji duart
kur t’i hedhësh këto gjëra të mbetura,
se poezitë e mia kanë kohë që
kanë vdekur.
Varrosi pa kortezh,
pa lule, pa asgjë,
e më tej mos qaj zë-mekur.
fletët e zverdhura,
ku janë shkruar poezitë
e mia.
Ato janë të mërzitshme
si plehrat e hedhura...
e s`marrin vesh asgjë
nga dashuria.
Copëtoi pra
gjithë fletoret e vjetra,
që nga koha, kapaku u është
rrjepur,
laji duart
kur t’i hedhësh këto gjëra të mbetura,
se poezitë e mia kanë kohë që
kanë vdekur.
Varrosi pa kortezh,
pa lule, pa asgjë,
e më tej mos qaj zë-mekur.
Komente 0