Albert Habazaj
Rilevim I Vlorës
Sa e bukur Vlora e ligë,
sa e ligë Vlorë e bukur,
heroikisht e nëmur!...
Pse?
Pse?
Pse?
E pafat për njëshat.
Shumë skërmitën dhëmbët si çakej,
pak krahët si zogj i tundën,
asnjë Gjergjit nuk i ngjau
(asnjë nuk gjergjëroi)
Gjergjëro ti, Vlora ilirike!
Vlorë, 04 Mars 2026
sa e ligë Vlorë e bukur,
heroikisht e nëmur!...
Pse?
Pse?
Pse?
E pafat për njëshat.
Shumë skërmitën dhëmbët si çakej,
pak krahët si zogj i tundën,
asnjë Gjergjit nuk i ngjau
(asnjë nuk gjergjëroi)
Gjergjëro ti, Vlora ilirike!
Vlorë, 04 Mars 2026
Dhimbja dhe dashuria që poeti ndjen për Vlorën i japin kësaj poezie lakonike fuqi kushtrimi. Është një poezi kontrasti, ku antitezat kanë një kuptim. E bardha dhe e zeza, një sy hapur dhe një sy mbyllur. Rilevimin jo të gjithë e kuptojnë- shkruan liriku Hiqmet Mehmetaj.
Ndërsa poeti dhe përkthyesi i njohur Kastriot Mahilaj tërheq vëmendjen e lexuesit dhe i shkruan poetit Habazaj: "Vetëm brenga e madhe, dashuria e madhe për Vlorën, të lejon t'i thuash: Sa e ligë Vlorë e bukur!"

Komente 0