>
LETERSISHQIP
Albert Habazaj

Të Fala Nga Vlora

Vargje të lagura nga shirat e vjeshtës
Për në vise të largëta guxoj të nis;
Druhem nga tetori, muaji i vjershës,
Se vreshtat vagëllohen të bëhen feniks...

Shkon urimi në Ohrin tim, në Ohrin tënd,
Nga Vlora e Lasgushit, në Pogradecin e Asllanit;
Një det me të fala po nis me gjithë mend,
Se jam fryma labe e Kosovës, Elbasanit...

Është shpirti i pastër si vesë prilli
Që dritëron për çka Zoti ka bekuar;
Të ka, moj vjeshtë, jeta ime sinonimin
Me rruaza diellore vlorërisht zbukurar.

Vjeshtë, moj e bukur vjeshtë,
Të kam rrush, shegë dhe pjeshkë...
Poezia është shpirt i bukur në vargje me thelbin e saj dhe hijeshi elegante në formën e të shkruarit.