>
LETERSISHQIP
Albert Habazaj

Përmallim

M'u rrokullisën gjashtëdhjetë e gjashtë vjet
Vendlindja më ledhaton me të ngrohtën rrymë,
Tek çmallem me prindërit, shtëpia më pret
Frymën e tyre e kam sa të kem frymë.

Është 20 Marsi im dhe erdha në Tërbaç,
Si zog mali ndihem, gëzimi pikon trishtim,
Retë puplore në flokë nuk i kërcënoj : marsh!
Janë në kohë të tyre, të urdhërojnë pa nxitim...
Është një poezi e përmalluar për veten, shtëpinë atërore dhe vendlindjen, ku vargjet rrjedhin vetiu.
Të jep edhe imazhin e një skenografie të mahnitshme të natyrës magjike të Tërbaçit në Labëri.