Albert Habazaj
Shtëpia E Prindërve Në Tërbaç
Portës, që me antindryshk kisha lyer,
Dryni i është ndryshkur, mezi e hapa,
Zemra e fortë - si qelq i brishtë thyer
Tek futem në shtëpi, më rëndojnë hapat.
Shoh fotografitë e prindërve në mur varur
Ngadalë kaloj nëpër dhoma në heshtje malli,
Jam para tyre fëmijë dhe pse i zbardhur
Dallgët e halleve më bënë rrobull mali.
Heshtja dhomat në të dy katet ka mbërthyer
Mbushur ato me cerga e merimanga,
Në çdo cep tavani, çdo dritare e dyer
Ndjeva brenda muresh lirinë me pranga.
Jashtë shtëpisë ngjyra-ngjyra kopshti
Oborri qesh e lulëzon nga blerimi,
Lulet e kumbullës, të mollës, të ftoit
Shpërthejnë për të më hequr trishtimin...
Fjalët e mia më duken si zogj të ngratë
Mungesa e prindërve keq më paska prekur,
Hapur do ta mbaj atë shtëpi të bardhë
Jashtë më ledhaton rrushkuqja e dehur...
Dryni i është ndryshkur, mezi e hapa,
Zemra e fortë - si qelq i brishtë thyer
Tek futem në shtëpi, më rëndojnë hapat.
Shoh fotografitë e prindërve në mur varur
Ngadalë kaloj nëpër dhoma në heshtje malli,
Jam para tyre fëmijë dhe pse i zbardhur
Dallgët e halleve më bënë rrobull mali.
Heshtja dhomat në të dy katet ka mbërthyer
Mbushur ato me cerga e merimanga,
Në çdo cep tavani, çdo dritare e dyer
Ndjeva brenda muresh lirinë me pranga.
Jashtë shtëpisë ngjyra-ngjyra kopshti
Oborri qesh e lulëzon nga blerimi,
Lulet e kumbullës, të mollës, të ftoit
Shpërthejnë për të më hequr trishtimin...
Fjalët e mia më duken si zogj të ngratë
Mungesa e prindërve keq më paska prekur,
Hapur do ta mbaj atë shtëpi të bardhë
Jashtë më ledhaton rrushkuqja e dehur...
Kjo poezi është një lirikë e trishtë për vendlinjden, për shtëpinë e prindërve, që ka ngelur e vetmuar, e mbyllur, e tkurrur, sepse të dy të bekuarit e mi kanë ikur tek yjet. Dikur ajo ishte një derë e madhe, e hapur, bujare, gëzimtare. Shtëpia më kërkon, që ta mbaj edhe për ata. Do ta mbaj sa të kem frymë e fuqi, se dashuria as me mua nuk ikën, ngelet pas si amamet.
Komente 0