>
LETERSISHQIP
Albert Habazaj

Flamingot E Agron Dines

Sinqerisht, i quajta të vërtetë
Aq të bukurit Flamingo në Nartë!
Thashë t'u qasem, me dorë t'i prek...
M'i pruri peneli i perëndishëm ngjyrëartë.

Tek bëjnë balet uji zogjtë lozonjarë,
Në shtëpinë e tyre, në lagunë,
Më bënë për vete dhe si i marrë
Pikturës iu turra, Flamingot të kap unë.

Të bukur ma dha imazhi tronditjen
Dhe përse mos ta quaj veten me fat,
Që njoh, e kam mik Agron Dinen,
Piktorin aristokrat të zogjve aristokratë.
Poezia është shpirt i bukur në vargje me thelbin e saj dhe hijeshi elegante në formën e të shkruarit.