Albert Habazaj
Kafe Deti Me Poetët
Kjo kafe e mëngjesit vjeshtor me poetët,
Është mall dhe pastërti e flokut të borës;
Është det i thellë, i gjerë me të Vërtetët,
Përkarshi detit të bukur të Vlorës.
Nuk njoh ndonjë baron, princ, kont a mbret
Që kafen e detit ta pijë me kaq shije;
Kjo kafe e mëngjesit me Poetët
Ç’marrka një dritë me ngjyra poezie!...