Albert Zholi
Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
Të nxehtit e Athinës është shumë më munduese se në Tiranë, por ja që është deti dhe sikur e rregullon frymëmarrjen e këtijë qyteti gjigand.Plazhet janë të panumërt. Plazhet e ishujt e shumtë i japin mrekulli turistike gjithë Greqisë...
Shumë shqiptarë plazhin e bëjnë në Glifadha. Autobuzi u mbush plot në atë fundjavë. Njerëzit ngjiteshin duke kontrrolluar veten. Aty pranë meje një grua mbi të gjashtëdhjetat mezi po mbahej, por askush nuk ia kish qejfin për t’i liriuar ndonjë vendulje... Dy djem me qime të ngrira përpjetë, mbanin nga një vajzë mbi gjunjë, duke e rrituar akoma temperaturën e stinës...
Një vajzë fytyrimtë 15-16 vjec, u ngrit nga vendi ku qe ulur dhe pranë dhe pa nxjerrë zë e mori nga krahu gruan e moshuar për tek vendi i saj. Gruaja u ul e pasi u qetua ca pyeti vajzën:
-Si të quajnë vajza ime?
Vajza e pa në sy, buzëqeshi lehtë dhe ngriti supet në moskuptim.
-Emrin, emrin dua!- e pyeti sërisht gruaja në gjuhën e saj.
Vajza u skuq e tëra, sic mund të skuqet një vajzë shqiptare e porsaardhur.
-Shqiptare jeni?- e pyeti dikush në shqip.
-Po! -tha vajza si e zënë në faj...
-Është shqiptare dhe nuk di greqisht – i tha ai gruas.
Ajo e pa me çudi, bëri kryqin, u ngrit në këmbë, duke u mbajtur nga dora e vajzës, dhe e puthi në ballë...", shumë mirë, shumë mirë shqiptare e vogël...", asnjë vajzë greke s’do ta bënte këtë...

Më shumë nga Albert Zholi
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
- Taulanti
- Dy Vjet Pa Gjumë…
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
- Manjola
- Lulja E Do Ujin Pa U Vyshkur
- Kodi I Syve Të Dorianës Që Theu Një Dashuri
- Në Një Mbrëmje Vallëzimi Në Shkollë
- Babanë Nuk E Njoh, Nënën Ma Quajnë Irini
- Në Takimin E Mbrëmjes Me Luanin
- Vajza Misterioze
- Tradhëtia
Komente 0