>
LETERSISHQIP
Albert Zholi

Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!

-Ku është Shqipëria babi?

-Aty ku mbaron ky det Alban, këndej!- dhe tregoi veriperëndimin.

- Është shumë larg me vapor?

-Jo, nuk është shumë.

-Është e bukur Shqipëria?

-Për babain është vendi më I bukur në botë. Ashtu do të jetë edhe për ty.

-Pse nuk shkojmë në Shqipëri?!

Burri psherëtiu dhe uli fëmijën në prehër, me sytë nga Shqipëria.

Unë që e njihja ikjen e tij para katër vjetësh, me djalin të porsalindur dhe hallin që nuk kthehej dot, as për t’u shmallur se nuk kishte dokumenta, më erdhën në mend dy vargje të De Radës:

"…Përse të venë nga deti,

mendimet zemra ime?..."