Albert Zholi
Piktori I Vogël
Ajo lulishte, në lagjen Kallamaqi (Athinë), ishte e qetë. Atë pasdite, si për cudi, mungonin zonjat me qen dhe stolat ishin gati të boshatisur …Dy të rinj, që nuk u dukej fytyra, por të ngjallur e me mishëra të rënduara, bënin, sic bëjnë të rinjtë zakonisht, këtu në Greqi, pa dalë nga bota e tyre e qejfit …
Diku, andej nga kreu, më tërhoqi vëmendjen një fëmijë që pikturonte ose sic bënte përballë një kavaletë të vogël. Pranë tij ishte një moshe e re burri, që herë pas here i flist e piktorit të vogël, duke lëvizur dorën e djathtë. Më shtyu kureshtja dhe u afrova pa i ndjerë hapat …
Fëmija nuk i kalonte të 7-8 vjetët. Dorën e djathtë e ngrinte dhe e zgjaste, me lëvizje të matura, duke i dhënë formë portretit të Skëndërbeut. U mrekullova nga ai cast krijimi. Djaloshi, që në sytë e mi po e rriste portretin e tij prej fëmije, tkurrte pak cepat e syve, për t’i dhënë thellësi shikimit, apo për të thirrur, kujtesën e shpirtit dhe i jepte tipare të vërteta Heroit tonë të madh …Përsëriste ato lëvizjet e sakta të dorës dhe tkurrjen e cepave të syve dhe Skëndërbeu me përkrenaren kokëhije e me hundën si sqep shqiponjë e me mjekrën, që I binte mbi mburojën e gjoksit, e me një shpatë, që i delte gati mbi kokë rrinte i kënaqur përballë piktorit të vogël.
-Po tani si të duket babi?- foli në shqip piktori.
-Të lumtë Andi, tashti ngjan si Skëndërbeu.
Fëmija, që mezi e priste vlerësimin e të jatit, iu hodh në qafë i gëzuar.
-Shumë bukur e ke bërë – fola unë dhe u afrova në atë mjedis krijimi të gëzuar. Andi si fitimtar ndaj Skëndërbeut ndjehej i qetë e i lumturuar.
-Të lutem do ma japësh mua këtë pikturë?!
Ai s’e priste këtë kërkesë dhe i hutuar hodhi sytë nga i jati.
Ai i buzëqeshi në miratim.
-Po të pëlqen, t’a fal me gjithë zemër, e bëj prapë, tashti s’e harroj kurrë e kam këtu- dhe dorën e pikturës e vuri mbi gjoks, sikur donte të thoshte " e kam në kujtesën e zemrës".
U larguam nga lulishtja, ashtu sic ishim të tre të gëzuar ose më mirë, të katërt, se bashkë me ne ishte edhe SKËNDËRBEU...
Dy zonja hynë në lulishte të tërhequra nga qentë...
Dy të rinjtë e ngjallur bënin akoma sic bëjnë zakonisht të rinjtë këtu...

Më shumë nga Albert Zholi
- Glifadha Vajza Shqiptare Dhe Deti
- Athina Dhe Kënga Shqiptare
- I Kam Borxh Jetën
- Përse Të Venë Nga Deti Mendimet Zemra Ime?!
- Petagogu
- Taulanti
- Dy Vjet Pa Gjumë…
- Jo, Edhe Ujin E Detit E Morëm Hua...
- Në Dhomën Nr-6-Të Të Një Shtëpie Publike
- Manjola
- Lulja E Do Ujin Pa U Vyshkur
- Kodi I Syve Të Dorianës Që Theu Një Dashuri
- Në Një Mbrëmje Vallëzimi Në Shkollë
- Babanë Nuk E Njoh, Nënën Ma Quajnë Irini
- Në Takimin E Mbrëmjes Me Luanin
- Vajza Misterioze
Komente 0