Bajram Lani
Kënga E Mallëngjimit
Po blija bukë te furra e lagjes
Muzika në sfond shkonte ngadal
Gati më rrodhi loti faqes,
kënga jonë ishte, sa ndjeva mall.
Mes avujsh ika, asgjë nuk fola
I ftohti jashtë lotin ma ngriu
këngën e mallëngjimit, sa dola
Dera e mbyllur pas, e përbiu.
Kjo bukë e ngrohtë më ngeltë në fyt
Që sikur helm po m'duket sot
Ngado më sillet imazhi yt
E unë i vetëm ha bukë e lot.
Muzika në sfond shkonte ngadal
Gati më rrodhi loti faqes,
kënga jonë ishte, sa ndjeva mall.
Mes avujsh ika, asgjë nuk fola
I ftohti jashtë lotin ma ngriu
këngën e mallëngjimit, sa dola
Dera e mbyllur pas, e përbiu.
Kjo bukë e ngrohtë më ngeltë në fyt
Që sikur helm po m'duket sot
Ngado më sillet imazhi yt
E unë i vetëm ha bukë e lot.
Komente 0