Besa Januzi-Rexhepi
Dallëndyshja
Po ik dallëndyshe leht e leht
Ke frikë nga dimri me ngrica
shkon e vjen, vjen e shkon,
pranverë e vjeshtë,
ashtu si jeta ime mërgimtare.
Fluturo dallëndyshe në qiellin e kaltër,
mërzinë time asgjë nuk e tretë,
Unë po të isha dallëndyshe si ti
do të isha shumë e mërzitur.
Dallëndyshe bishtgërshër,
gëzohu ashtu si u gëzove kur erdhe këtu,
Në pranverë erdhe duke cicërrua
fluturoje, ishe shumë e gëzuar.
Kush na nami e na mallkoi
për çdo vit shkojmë e vijmë,
Vijmë e shkojmë,
se këtu fëmijët kam lënë,
ata janë drita e syve t'mij!!!
Ke frikë nga dimri me ngrica
shkon e vjen, vjen e shkon,
pranverë e vjeshtë,
ashtu si jeta ime mërgimtare.
Fluturo dallëndyshe në qiellin e kaltër,
mërzinë time asgjë nuk e tretë,
Unë po të isha dallëndyshe si ti
do të isha shumë e mërzitur.
Dallëndyshe bishtgërshër,
gëzohu ashtu si u gëzove kur erdhe këtu,
Në pranverë erdhe duke cicërrua
fluturoje, ishe shumë e gëzuar.
Kush na nami e na mallkoi
për çdo vit shkojmë e vijmë,
Vijmë e shkojmë,
se këtu fëmijët kam lënë,
ata janë drita e syve t'mij!!!
Michigan, 29 shtator 2024
Komente 0