Besa Januzi-Rexhepi
Kam Shumë Dëshira
Shpirti im ka shumë dëshira,
Ta ndjej paqën në shpirt,
mirësi dhe dashuri për të gjithë.
Në zemër të gjej qetësi e mbarësi.
Çdo sfidë ta kalojmë me qetësi,
çdo terr që na mbulon,
t'i jap kahje kah mirësia,
Të gjejmë paqe në këtë botë.
Dëshira kam, dëshira ndjej,
shëndet të kam, mirësi të fal,
Dëshira t'mira në shpirt mbaj,
askujt të keqen nuk ja dua.
Shumë dëshira ka ky shpirt
gjithkujt të mirën ja dëshiroj,
gjithkush mirë të jetoj,
në paqe mirësi dhe dashuri!
Ta ndjej paqën në shpirt,
mirësi dhe dashuri për të gjithë.
Në zemër të gjej qetësi e mbarësi.
Çdo sfidë ta kalojmë me qetësi,
çdo terr që na mbulon,
t'i jap kahje kah mirësia,
Të gjejmë paqe në këtë botë.
Dëshira kam, dëshira ndjej,
shëndet të kam, mirësi të fal,
Dëshira t'mira në shpirt mbaj,
askujt të keqen nuk ja dua.
Shumë dëshira ka ky shpirt
gjithkujt të mirën ja dëshiroj,
gjithkush mirë të jetoj,
në paqe mirësi dhe dashuri!
15 gusht 2021
Komente 0