>
LETERSISHQIP
Besa Januzi-Rexhepi

Vjeshta

Në mëngjes, dielli rrezonte ngrohët,
Unë shikoja këtë stinë me bukurit e natyrës,
zbukuruar me ngjyrat e Ylberit,
Një tapet i bukur shtruar në tokë.
Erdhi vjeshta o sa mirë,
pemë e perime shportat plot,
mbledhim drithrat nëpër ara,
mbushën hambaret me bereqet.
Çdo të mirë na solli vjeshta
molla, dardha, arra të thata,
ftonjët e verdh gështenja plot,
vjelim rrushin nëpër vreshta.
Dielli nuk ngroh më si më parë,
era fryen e na freskon,
Lulet kanë ulur kokën, petalet i lëshojnë,
ato bien në tokë leht e leht.
Janë trazuar zogjët e gjor,
cicërrojnë herë në vaj e herë këndojnë,
Janë të mbledhur grupe-grupe
do të shkojnë në vende të ngrohta.
Michigan, 8 tetor 2024