Besa Januzi-Rexhepi
Motra Ime
Ulur në pragun e derës krah me krah hapur,
Në mendje më pllakosi një heshtje e rënd,
E kisha shumë vështirë
Zemra si balon me hidhrim e mërzi mbushur,
Si pika shiu pikojnë lotët
E gishtërinjët i kërcisja pa mëshirë.
Tash ti motër e shtrirë në shtratin e heshtjes,
Që përpëlitësh mes dhimbjeve e vuajtjeve
Vetëm shpresa akoma të shton vullnetin
E gjallë, shpreson dhe lufton me forcat e tua,
të ngrihesh vetëm edhe një herë, ta jetosh
jetën e pa jetuar, kërkon dritën në fund të tunelit.
Ishe një motër e sinqert me fjalët mjaltë,
Kishe një karakter të fort e të veçanë!
Të gjithë të donin dhe të besonin,
te ti motër gjenin ngushëllim dhe lehtësim,
Ti i bëje te ata të lind një rreze drite.
Veç bukurisë dhe virtytet të bënim edhe më të bukur
Nga sytë e tu buronin si lum dashuria dhe mirësia,
Si një lule që ka nis të vyshket ndjenjë e pakuptimshme
Sëmundje e rëndë të ka zënë në pabesi,
Ty që ishe e fortë tash si zog i plagosur përpëlitësh vallë ç'është kjo jetë kaq e pamëshirshme!!!

Michigan / USA
Komente 0