Besa Januzi-Rexhepi
Vjeshtë E Tretë
Ngjyra të bukura i dhe natyrës,
me gjethe ngjyrash që nuk i reziston dot
ca të verdha, ca të kuqe e ca të kuqërremta,
që duke u valëvitur, bien lehtas në tokë.
Dielli fshehur diku përmbi re,
Rrezet e tij mezi depërtojnë,
Duket sikur lulet dhe bimësia
Me shumë ëndje e dëshirojnë.
Erë vjeshte fryn me lehtësi
Duket se po bie shi
Lulet duken sikur qajnë të trishtuara
Po vyshken gjethet dhe petalet e praruara.
Kafshët me nxitim ushqimin e sigurojnë
Për një dimër të gjatë po përgatiten
Zogjët kanë marrë valixhet në dorë
Për në jug ata shpejt do të shkojnë.
Drunjtë e ç'veshur bien në gjumë,
Gjethet në tokë dukën si një tapet,
Po ikën vjeshta, dimri po vjen
Gjithë natyra do duket e shkretë.
me gjethe ngjyrash që nuk i reziston dot
ca të verdha, ca të kuqe e ca të kuqërremta,
që duke u valëvitur, bien lehtas në tokë.
Dielli fshehur diku përmbi re,
Rrezet e tij mezi depërtojnë,
Duket sikur lulet dhe bimësia
Me shumë ëndje e dëshirojnë.
Erë vjeshte fryn me lehtësi
Duket se po bie shi
Lulet duken sikur qajnë të trishtuara
Po vyshken gjethet dhe petalet e praruara.
Kafshët me nxitim ushqimin e sigurojnë
Për një dimër të gjatë po përgatiten
Zogjët kanë marrë valixhet në dorë
Për në jug ata shpejt do të shkojnë.
Drunjtë e ç'veshur bien në gjumë,
Gjethet në tokë dukën si një tapet,
Po ikën vjeshta, dimri po vjen
Gjithë natyra do duket e shkretë.
Michigan, 29 tetor 2024
Komente 0