>
LETERSISHQIP
Besa Januzi-Rexhepi

Nganjëherë

Jeta është e bukur, lum ai që di ta jetoj,
Është si lulja me vesë e aromë mirë,
Është e ëmbël si mjalti në koshere,
Si rrezet e diellit që shkëlqejnë mëngjeseve.

Nganjëherë na mbulojnë re të zeza,
Ashtu sikur moti, herë me rreze dielli,
E herë me shi e bubullimë,
Presim ylberin, ta zbukuroj qiellin.

Nganjëherë jeta është një mister i panjohur,
Ndjehemi në gjendje të vështirë shpirtërore,
Sikur çdo gjë u shkatrrua dhe nuk ekziston më,
Gjithmonë mendoj se ka dritë në fund të tunelit.

Nganjëherë edhe jeta është si dita e nata,
Besimin e mbaj në zemër pa urrejtje,
Pak më qetë, por bukur, zemra e ndjen,
Dashuri, paqe e mirësi më shpirt të pastër.

Është shumë vështirë të ringrihesh prap,
Beso në vete dhe çdo gjë e keqe do kaloj.
Michigan, 14 tetor 2021