Besa Januzi-Rexhepi
Tani Po Ta Them
Kurr s'të kam thënë
se shumë më mungon,
mungesën tënde s'muaj ta përballoj,
Vitet po ikin, tani pak më shpejt,
Unë gjithmonë rri duke të pritur,
vetëm ti tani më ke mbetur!
Kurr s'kam mundur t'i lexoj mendimet tua, por unë gjithmonë të kam besuar, sepse shumë të dua.
Kurr s'kam dashur të hidhrohem me ty, nuk kam mundur se zemra s'më lejonte, mendja më tha kot e bënë!
Edhe kur s'je pranë meje, në mendime ty të kam, mezi pres që të vish të më bësh shoqëri. Në këto vite të moshës së tretë, më duhet shoqëria jote si asnjëherë në jetë!
Nuk patëm vetëm ditë të lumtura me diell, shumë herë u lëndova, qielli syrit tim lotonte si shi.
Fëmijët tanë ikën si zogjët nga foleja, filluan rrugën e jetës së tyre. Kur i shoh fëmijët zemra më bëhet mal, shumë e lumtur jam, shpejt u rritën, tani familja është rritur me nipa e mbesa, jeta më zbukurohet, jeta më shtohet!!!

Michigan, 17 tetor 2024
Komente 0