>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Ademi I Betejave

Sa bjeshka, hapte gjoksin pengesa
Me një përulje e bëri thërmia
Hienat ja përcillnin hapin
Fryma e dëlirësisë ja jepte krahun.

Si të mos përulej, përballë fatkeqësive
Koha ja mësoj, duke ja shfletuar epokat
Nga mbrenditë e thella, ku vullkanet ziejn
Mes zhurmash planetesh, ja dha fuqinë.

Në një botë të egër, me qenje tipike
Në një vend, ku fjala dilte para mendimit
Përtej ëndrrave, që mundë të shihte i ligu
Triumfoi idea, dhe guximi i këtij trimi[

Detet trazoheshin nga mbetjet e qelbura
Që erërat mbartnin me ligësitë e kohës
Ky burrë i dheut, sakrifikoj gjthë pranverat
Që Korbat, mos t'ja coptojn zogjët e Votrës.

Rilindi bashk me tymin e zjarrit
Që me gjak ja fiku armikut!
Si Engjëll fluturoi drejt qiellit Dardanisë
Fëmijët që ranë, mbi krah tij si Engjuj flinin.

Qiellit vinte një zë si me trumbetë
Mes tymit të Kullave, doli një shkendi
Dukej sikur Ademi ishte vet
Me fat! Me fat Liria Dardani!