>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Mësuesi Udb-ash

MËSUESI UDB-ash
Në dorën e djathtë "Peçko Pivo"
Në të majtën "Govegji Gullash"
Vetëm na thonte, ikni luani jasht!

Kur vinte "Një Maji"
Na bënte si Gomari
Dru për zjarre me bartë
Nga nxënësit tundej mali!

Dhe për "25 Maj"
Para tij duhej brohoritë
Sepse shumë ndjente mall
Për heroin e tij Titë!

Më "29 Nëntorë" binte borë
Mësuesi UDB-ash festonte prap
Luante e kërcente me mindil në dorë
Me "Peçko Pivo" e "Govegji Gullash"!

Me "22 Dhjetorë"
Ata shtronin kudo gosti
Pinin e hanin me "Milici"
Kur shum tjerë vuanin uri!

Më njëmij e nëntqind e nëntdhjet e tetë
Filloj luftë e vërtetë
Menduam luftë për liri e drejtësi
Përfundoj me plot krenari!

Menduam se UDB-ashët
Më nuk i pyet kushi as njeri
Gabim kishim besuar
Sot n'Kosovë "Vrajnë e Kthjellin"!

Sa e sa duhët pasur kujdes
"Klysht e UDB-ës" se bëjn vet
Kush s'u bindet ja vëjn "kurthin"
Duke përdorur tjetrin si mjet!