>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Kur Na Del Prap Pranvera

Kur na del prap pranvera
Çelë behari e lulëzon fusha
mos harro eja tek dera
Se pa t'pa, me vrerë u mbusha.

Kur pengesë të del mbi tokë
Fluturo e kalo lumin
Se a mundësh s'është problem
Unë t'i vë krahët e pëllumbit.

Fluturo e ndal tek dera
Zogu i fushës cicëron
E kupton që ka dalë pranvera
Bashk me të ti yllë ndriçon.

Eja ulemi e qajm hallin
Zemrat shkrihen për kë kan mallin
Se dy zemra kur bijn n'dashuri
Sjan më dy por shkrihen n'një.

Vetëm gjaku nëpër vena
Mund të dij, sa vuajn dy zemra
Ulën bashk e shuajn mallin
Njëra tjerës ja qajn hallin.

Dashurinë kush e shpiku
As i forti, as i ligu
E dhuroj atë Zoti vet
Për ata që kanë besë.

Dije ti, e çdo i ri
Pa moral ska dashuri
Pa etikë, e pa nderë
I ngjanë ngricave në pranverë.