>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Më Trishtove

Më trishtove, m'befasove
Trishtim më të randë kurrë skam pësu!
A të nxitën, a vetë gabove?
Si pleh rruge me m'trajtu!

U trishtova, sa s'besova
Sepse besë tek ti pata
Rashë në heshtje, e gjatë mendova
Fjalë e mprehtë mu sikur shpata!

U trishtova sa më ske
Më i trishtuar kurrë s'jam ndje!
Kurrë më poshtë se kam ndjerë veten!
Mu si kripa m'dukët po tretem!

Më trishtove, sa m'mbefasove!
Me ato fjalë, me atë këshillë
Po të ja thuaje ndonjë fëmije
Ska dyshim do ishte mirë.

Por më the mua n'këtë moshë
E di mirë që e teproja
Por pse m'hudhë mua kaq poshtë
Skam besu, se t'adhuroja.

Të adhuroja, e të vlersoja.
Mbi të gjithë njerëzit që i doja
Nuk do të thotë se tash t'urrej
Po i njëjti, do jem më tej!

Sa për urdhëra, sa për këshilla
Zgjedh heshtjen, është më e mira
Më falë të lutem, shumë më fal!
Miqtë e zemrës, i kuptoj pa fjalë!

Kur një ditë, do t'i numrosh pranverat
Do t'shikosh si fatet luhaten
Do të shikosh si trupat treten
Dhe do t'bindesh, që zemrat kurrë s'plaken.