>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Ti O Njeri Idiot

Ti o njeri idiot
Te njohim sot, e të njohin mot
Te njeh bota e njerëzia
Kurrë për të mira, veç për t'kqija!

Ti o njeri idiot
Kurrë ske ditur, as sdi tjetër
As hapë libër, as hapë letër
Satanizmin e ke vepër.

Çdo vepër nga e mira
Ty të dukët më e pështira
Aq t'fuçishëm e ndjenë vetën
Kur me të ndershmit zgërdheshësh.

Ti o njeri idiot
I pa cipë e i pa dije
Sikur dje, ashtu dhe sot
Faqja e zezë, ty të ka hije.

Çdo e drejtë ty ta vret syrin
Bota jote sheh vetëm dredhin
E ngatrron t'keqin me t'mirin
Gjenetikisht i keq ke lindë!

Ti o njeri idiot
Pse ligësinë e do kaq fortë?
Pse n'vendë të dijes do injorancën?
Dhe n'vendë të nderit arrogancën?

Shumë ushqehesh e kurrë s'ngopesh
Han e pin, veç fjalët e botës!
Drekë e darkë, veç thashetheme
Ditë e natë, veç llafe të rreme!

Ti o njeri idiot
As ske nderë, as ske Zot
Etika jote, fundi gropës
Ke epitetin i poshtmi i botës.