Blerim Bytyçi
Mësuesi Im I Parë
Mësuesi im i parë
Ecte disi krenarë
Në dorë kishte një libër të madhë
Më vonë mësuam që ishte ditarë.
Mësuesin tim të parë
E njohëm ditën që na rreshtoj mbarë
Tha, unë jam mësuesi juaj
Ndërsa ju, klasa ime e parë.
Shumë mirë më kujtohet
Që na ka mësuar
Se njeriu i moshuar
Duhët respektuar.
Mësuesi im i parë
Na mësoj shumë gjëra
Si duhet atdheu
E si babai e nëna.
Mësuesi im i parë
Më mësoj A, B, C-enë
Të shkruaj e të numëroj
Të luaj e të këndojë.
Një ditë ai na tha
Po ju them, për të mos harruar
Rruga është vetëm për të ecur
Shkolla vetëm për të mësuar.
Më kujtohet kur na mësoj
Që kur jemi ulur në bus
Pa tjeter një të moshuari
Vendin të ja lëshoj.
Mësuesi im i parë njëherë
Kur më vëri një pesë në ditarë
Më tha, ky pesë nuk vlenë gjithë jetën
Nëse edhe ti i tillë nuk mbetësh.
Më kujtohet kur na tha
Ndonjëherë kur shkruani
Zgjedh fjalët më të mira
Dhe kur numron, numro gjëra t'mira.
Mësuesi im i parë më mësoj
Kur këndon, shiqo mos dikush mërzitet
Dhe kur flet
Nga fjalët tua mos bezdiset.
Mësuesi im i parë na tha
Kjo botë s'është përjetë
Por çdo gjë që bëni
Edhe pas jush do mbes.
Një ditë mësuesi na tha një shaka
Vozitësi i keq shkelë me rrotë
Ndërsa, unë mësuesi i mirë
S'ju rrahë me shkop, por me notë.
Të gjithë qeshëm gjatë
Ishte fundi i vitit
Pas pak ditësh u përshendetëm
Dhe klasa e parë na iku.
Pastaj vazhduam të dytën, tretën...
E kush sa mundi me radhë
Tash gati sa jemi plakur
Kujtova mësuesin tim të parë.
Ecte disi krenarë
Në dorë kishte një libër të madhë
Më vonë mësuam që ishte ditarë.
Mësuesin tim të parë
E njohëm ditën që na rreshtoj mbarë
Tha, unë jam mësuesi juaj
Ndërsa ju, klasa ime e parë.
Shumë mirë më kujtohet
Që na ka mësuar
Se njeriu i moshuar
Duhët respektuar.
Mësuesi im i parë
Na mësoj shumë gjëra
Si duhet atdheu
E si babai e nëna.
Mësuesi im i parë
Më mësoj A, B, C-enë
Të shkruaj e të numëroj
Të luaj e të këndojë.
Një ditë ai na tha
Po ju them, për të mos harruar
Rruga është vetëm për të ecur
Shkolla vetëm për të mësuar.
Më kujtohet kur na mësoj
Që kur jemi ulur në bus
Pa tjeter një të moshuari
Vendin të ja lëshoj.
Mësuesi im i parë njëherë
Kur më vëri një pesë në ditarë
Më tha, ky pesë nuk vlenë gjithë jetën
Nëse edhe ti i tillë nuk mbetësh.
Më kujtohet kur na tha
Ndonjëherë kur shkruani
Zgjedh fjalët më të mira
Dhe kur numron, numro gjëra t'mira.
Mësuesi im i parë më mësoj
Kur këndon, shiqo mos dikush mërzitet
Dhe kur flet
Nga fjalët tua mos bezdiset.
Mësuesi im i parë na tha
Kjo botë s'është përjetë
Por çdo gjë që bëni
Edhe pas jush do mbes.
Një ditë mësuesi na tha një shaka
Vozitësi i keq shkelë me rrotë
Ndërsa, unë mësuesi i mirë
S'ju rrahë me shkop, por me notë.
Të gjithë qeshëm gjatë
Ishte fundi i vitit
Pas pak ditësh u përshendetëm
Dhe klasa e parë na iku.
Pastaj vazhduam të dytën, tretën...
E kush sa mundi me radhë
Tash gati sa jemi plakur
Kujtova mësuesin tim të parë.
Komente 0