>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Shtëpia Ime E Vjetër

Shtëpia ime e vjetër
O me sa mallë e kujtoj
Sepse nuk kisha tjetër
Me shekuj të rrojë
Kurrë sdo e harroj.

Fole ku u linda
Fole ku u rrita
Një botë kujtimesh
Te ajo zënë vend
Vështirë t'i mbaj mend!

Aty bëra vajin e parë
Aty mësova lojën
Nga aty shkova në shkollë
Te ajo kthehesha në çdo kohë
Fole Shqiponjash rro!

Te shtëpia ime e vjetër
Buka e thatë, por plot shije
Diell po, edhe shumë hije
Asgjë nuk më bën më shumë të vuaj
Sa në kujtimet e mia sa më gjat ta ruaj.

Shtëpia ime e vjetër
Nuk ngjante me pallatet
Skishte bukuri, as shumë kate
Kishte mbi tjera në një anë
Një kthinë ku bënim llafe.

Ku hanim atë që kishim
Ku ndëgjonim, ku flisnim
Ku flinim, ku ëndërronim
Aty ku edhe të keqën duronim
E të mirat i uronim.

Shtëpinë time të vjetër
Sdo e harroj kurrë
E shoh si Kala me flamuj
Ata gurë e guraleca
Kurrë sdo dalin nga kujtesa!

Në shtëpinë time të vjetër
Çdo vuajtje ka pasur një çmim
Çdo gëzim, një shpërblim
E tillë qenka jeta
Të vijnë të rejat, dhe të ikin të vjetrat!