>
LETERSISHQIP
Blerim Bytyçi

Kosovë Veriore?

Kosovë Veriore?
Nuk kishte kurrë
Ishte vetëm Kosovë
Ishte që në lashtësi
Quhej DARDANI, quhej ILIRI.

Kosovë Veriore?
E shpiken me qëllim
Si term politik
Vetëm për përfitim
Do t'u mbetët në fyt.

Kosovë Veriore?
Do hera na quanin edhe enklavë
Dikur na quanin edhe krahinë!
Por është vetëm një e vërtetë
Ne kemi Mëmë Shqipërinë.

Ska dyshim që në Kosovë
Jetojnë edhe popuj tjerë
Fjalën e kemi për minoren
Por ska farë dyshimi
Të njëjtat të drejta i kem.

Është vetëm një Kosovë
Nuk identifikohet asesi ndryshe
Me anët e horizontit
Por ka vetëm një identitet
Pjesë e Shqipërisë me emër t'Zotit.