>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Aty Të Jesh

Kur të duash një përqafim,
Ca fjalë të ngrohta nga një gojë,
Këtu do jem vetēm për ty,
Derisa bari të më mbulojë.

Kur të kërkoj një buzëqeshje,
Se lotët do më shkojnë rrëke,
Aty të jesh natë e ditë,
Aty të jesh, mos u kurse.

Kur bora të mbulojë çatitë,
E të kërkojmë pak ngrohtësi,
Këtu të jemi për njëri -tjetrin,
Këtu të jemi unë dhe ti.