>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Në Të Thënçin

Në të thënçin për mua
Se zgjuar rri deri në agim
Se s"ka gjë që ti qetësojë
Dallgët që ngre shpirti I'm

Se në dritare jam ngujuar
E sytë nga rruga I hedh shpesh
Se I falem Zotit e dëshpëruar
Që në mendje të më kesh

Se fle dhe zgjohem me një brengë
As nuk ha dhe as nuk pi
Si lulet dalngadalë po vdes
Të lutem, mos beso njeri!