>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

E Ku Ka

E ku ka si vëllai,
E ku ka si motra,
Është shpirti I shpirtit,
Është e gjithë bota.

Është fjollë e borës,
E bardhë, si kristal,
Dashuri e pastër,
Që ngrihet si mal.

Është fllad I erës,
Që freskon dynjanë,
Lulja e pranverës
Kundërmon, anembanë.

E ku ka si vëllai,
E ku ka si motra,
Është zemër e zemrës,
Është e gjithe bota!