>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Jam Vajzë Gjirokastrite

S"jam sirenë por jam unike,
Se jam vajzë gjirokastrite.
Jam si dielli e jam si hëna,
Xhevahir, që s'bën më nëna.

Jam si shegē e jam si ftua,
Si uji që rrjedh në krrua,
Eflatune dhe fisnike,
Lum ai që më ka mike.

Si dëbora, zemër bardhë,
Fenomen, në tokë I rrallë,
Mendjemprehtë porsi presa
Bashkë me mua lindi besa.

Nikoqire dhe bujare,
Dhe aspak ziliqare,
Jam si hëna e jam si dielli,
Si një yll I rënë nga qielli.

Jam e shpejtë porsi era
Si lulet që sjell pranvera,
Që ta themi me pak fjalë,
Vajzë si mua s'gjen kollaj!