Edna Kapurani
Dua
Dua të fshehem në një re,
Që kur të qash, të qaj dhe unē,
Dhe kur të zhytesh në hare,
Unë do gjëmoj më shumë.
Dhe kur të ndihesh e vetmuar
Ngrije kokën lartë në qiell,
Një zemër do gjesh pikturuar,
Nga dora ime gjithë zell.
Dhe kur tē jesh dorëzuar,
Thellësisht, në mendime,
Prapë aty do jem unë,
Në të tuat, udhëtime.
Dua të fshehem në një re,
Dhe kur të flesh, do vi ngadalë,
Mbi trupin tënd do dorëzohem,
Siç bën bregu, në çdo valë...
Që kur të qash, të qaj dhe unē,
Dhe kur të zhytesh në hare,
Unë do gjëmoj më shumë.
Dhe kur të ndihesh e vetmuar
Ngrije kokën lartë në qiell,
Një zemër do gjesh pikturuar,
Nga dora ime gjithë zell.
Dhe kur tē jesh dorëzuar,
Thellësisht, në mendime,
Prapë aty do jem unë,
Në të tuat, udhëtime.
Dua të fshehem në një re,
Dhe kur të flesh, do vi ngadalë,
Mbi trupin tënd do dorëzohem,
Siç bën bregu, në çdo valë...
Komente 0