Edna Kapurani
Mall Për Ty
Nata ra mbi qytet
Zogjtë u trembën përsëri
Kjo qetësi shpirtin vret
Ndonjëherë ndjej mall për ty!
Në dritare rri e pres
Sa do pres nuk e di
Si statujë në perëndim
Që pret erën të fëshëllijë!
Asnjë shenjë në horizont
Vetëm heshtja qarkullon
Si ta bind zemrën time
Që me ngulm të kërkon?
Tani dy të huaj jemi
Sikur kurrë nuk u pamë
Në monopatet e jetës
Si dy pika shiu u shpërndamë!
Zogjtë u trembën përsëri
Kjo qetësi shpirtin vret
Ndonjëherë ndjej mall për ty!
Në dritare rri e pres
Sa do pres nuk e di
Si statujë në perëndim
Që pret erën të fëshëllijë!
Asnjë shenjë në horizont
Vetëm heshtja qarkullon
Si ta bind zemrën time
Që me ngulm të kërkon?
Tani dy të huaj jemi
Sikur kurrë nuk u pamë
Në monopatet e jetës
Si dy pika shiu u shpërndamë!
Komente 0