>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Britmat Zemrës Ja Dëgjova

Britmat zemrës ja dëgjova
Rrugët mora nëpër natë
As nuk dija ku të shkoja
As nuk dija kë të kap!

Vërdallë endem si e marrë
Ec e ec e s’ka të sosur
Minutat si orë më ngjajnë
Trup e shpirt, të sakatosur

!Para meje shfaqesh ti
Me një gotë birrë në dorë
Me një tjetër ngre dolli
Unë këmbët mbaj me zor!

Gjunjëzuar fatit tim
Një vendim duhet të marr
Sytë e mbushur me trishtim
Por jam gjallë, akoma gjallë!