Edna Kapurani
Aroma E Trëndafilit
Në ëndërr prapë më vjen,
Një lule, më dhuron,
Më puth lehtaz në buzë,
Pastaj ikën e shkon.
Nuk dua të hap sytë
Magjinë ta humbas
Gulçim më kap në fyt
Por ti nuk kthehesh pas
Aroma e trëndafilit,
Dhomën ka mbuluar,
Nga jashtë zëri I bilbilit,
Lufton për të më zgjuar.
Kuptova s'ishte ëndërr,
Sa turp qe pata frikë,
Më solle trëndafilin,
Të kem dhe unë një mik.
Në heshtje ikën ditët,
Por ti s'u ktheve më
Aroma e trëndafilit,
Tani në gjumë më vë!
Një lule, më dhuron,
Më puth lehtaz në buzë,
Pastaj ikën e shkon.
Nuk dua të hap sytë
Magjinë ta humbas
Gulçim më kap në fyt
Por ti nuk kthehesh pas
Aroma e trëndafilit,
Dhomën ka mbuluar,
Nga jashtë zëri I bilbilit,
Lufton për të më zgjuar.
Kuptova s'ishte ëndërr,
Sa turp qe pata frikë,
Më solle trëndafilin,
Të kem dhe unë një mik.
Në heshtje ikën ditët,
Por ti s'u ktheve më
Aroma e trëndafilit,
Tani në gjumë më vë!
Komente 0