>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Kthehem Në Qytetin Tim

E allakatur eci në kalldrëme natën vonē
Aty ku kujtimet janë ende të gjalla
Aty ku jeta në ngjyrën e hirtë depërton
Ku dhe peisazhet janë të rralla!

Në sokaqet me ndriçim të zbehtë,
Kërkoj pjesët e harruara,
Një përqafim të sinqertë,
Fytyra të çelura por dhe të zemëruara!

Pranë meje zëra të panjohur,
Thyejnë qetësinë.
Me qeshje irrituese
Që gjëmojnë si bubullimë.

Diku më larg
Njerëz që pëshpërisin ( melodi melankolike)
Dhe diskutojne me shikime platonike!

E përulur në tekat e kohës
Kthehem mbrapa me sy të përlotur
Ngarkoj në supe prapë kujtimet
Dhe në gjoks zemrën e ndotur!