>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Xhelozi

Sa të preka dorën
Yjet xhelozuan
Nga shkëlqimi yt
Një nga një u shuan.

Sa të preka flokët
Retë nisën të grinden
Lumë i derdhën lotët
E qiellit më s'i binden.

Sa të preka buzën
Deti u tërbua
Dallgë të fuqishme ngriti
E më nuk u qetësua!