>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Kurrë

Kurrë si bëra keq njeriu,
Dhe as që e mendova,
Udhën e jetes time ndoqa,
Nga të tjerët s'përfitova.

Mendjelehtë nuk isha kurrë,
Si shoh njerzit me përçmim,
Jemi që të gjithë njëlloj,
Asnjë prej nesh, nuk ka çmim.

Nuk u shita, as u bleva,
As të tallem nuk lejova,
Të jetoj me djersen time,
Që e vogël e mësova.

E jetova jetën time,
Ashtu siç qe shkruar,
Me të mira, të këqija
Se sjemi të gjithë te bekuar

E dua veten kështu siç jam
Për asnjë nuk do ndryshoj
Respektin tim të thellë
Kush do, le ta fitojë!